Nikollaq Neranxi: Për të mos harruar grabitjen e pronave në Livadh, Himarë
Për të mos harruar! Rreth tre vite më parë, me dokumenta të falsifikuara, u grabit tokë në Livadh për të ndërtuar një hotel! Ishte koha kur ne protestonim çdo javë për grabitjet! Luiz Kumbaro që po ndërtonte hotelin erdhi dhe më kërcënoi me jetë, duke ecur në punën time! Grabitësit e Bashkisë dhe policisë Himarë, mendojnë se gjërat kalojnë, harrohen! Përdorin institucionet e shtetit për të fallsifikuar certifikatat e pronësisë dhe kur iu themi hajdutë, fillojnë sulmet dhe sharjet! Asgjë nuk harrohet! Gjithçka paguhet! Nëse ky brez i Gumajve nuk ka fuqi të reagojë sot ashtu sic hajdutët dhe fallsifikatorët e meritojnë, do vijë brezi tjetër që do vërë drejtësi! Kjo është pak, por e sigurtë!
Please follow and like us: