Depot e raketave të Regjimit Iranian zbulohen në Siri
Amir Taghati
Depot e fshehta dhe fabrikat e raketave të regjimit iranian në Siri janë zbuluar të shtunën nga oficerë të opozitës siriane, të cilët thonë se Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) e ka zhvendosur tashmë bazën e udhëheqëjes së tij nga Damasku në zonat malore në veri të kryeqytetit pas sulmeve më të fundit nga Izraeli. Studimi që i gjeti këto vende të fshehta iraniane u krye nga Fronti Kombëtar i Çlirimit, një grup disident sirian që përmban rreth 150 oficerë dhe që tani është nën komandën e Fateh Hassoun.
Pse është i përfshirë regjimi iranian në Siri?
Ka dy arsye kryesore pse regjimi i Iranit është përfshirë në luftën civile të Sirisë, dhe të dyja këto arsye kanë lidhje me qëllimin e Regjimit për ta konsoliduar pushtetin e tij. Së pari, Regjimi Iranian e sheh Sirinë thjesht si njërën prej provincave të tij dhe dëshiron të ketë pushtet të plotë mbi këtë vend. Shpreson ta bëjë këtë duke e kthyer diktatorin Bashar Assad në një kukull. Regjimi iranian donte gjithashtu ta shkurajonte popullin iranian që të mos ngrihej për t’i përmbysur mullahët, por kjo nuk ka funksionuar