Albspirit

Media/News/Publishing

Pompeo: Regjimi Iranian, përgjegjës për sulmet mbi anije-cisternat

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka fajësuar regjimin iranian për sulmet e së enjtes mbi dy cisterna nafte në një rrugë strategjike detare pranë bregdetit iranian, sulm ku njërës prej cisternave iu vu flaka, duke ngritur tym të zi lart në ajër.

Pompeo tha: “Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse për sulmet që ndodhën në Gjirin e Omanit sot. Ky vlerësim është i bazuar në informata të inteligjencës, në armët e përdorura, nivelin e ekspertizës që duhet për ta ekzekutuar këtë operacion, sulmet e ngjashme iraniane të kohëve të fundit mbi anijet e naftës dhe në faktin se asnjë grup proksi që operon në këtë zonë nuk i ka burimet dhe aftësitë e duhura për të vepruar në mënyrë kaq të sofistikuar.”

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, i cili ka folur me kusht që të mbetet anonim, tha se SHBA ka “shumë tregues” se Irani është përgjegjës dhe se SHBA është “e bindur” për përfshirjen e Regjimit, duke përmendur prova të cilat zyrtari nuk mund t’i shtjellonte.

Mohammad Sadat Khansari

Please follow and like us: