Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA vë sanksione të reja mbi udhëheqësin suprem të Regjimit Iranian, Khamenei

Të hënën, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione mbi liderin suprem të regjimit iranian Ali Khamenei si dhe mbi një varg krerësh ushtarakë, duke e rritur kështu presionin mbi regjimin.

Trump i firmosi këto masa ndëshkuese financiare në Zyrën Ovale, duke e quajtur këtë një “përgjigje të fortë e proporcionale ndaj veprimeve gjithnjë e më provokuese të Iranit”.

Duke përsëritur se “Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore,” Trump tha se tani i bie Teheranit që të negociojë. “Nuk kërkojmë konflikt”, tha ai, duke shtuar se, në varësi të përgjigjes së Iranit, sanksionet mund të përfundojnë nesër – ose “shumë vite më vonë”.

Duke i zgjeruar këto masa të reja, Thesari tha se Shtetet e Bashkuara do ta fusin në listën e zezë Ministrin e Jashtëm të regjimit iranian Mohammad Javad Zarif dhe do të bllokojnë “biliona” asete të regjimit iranian. Tetë komandantë të lartë të Gardës Revolucionare të regjimit janë shtuar tashmë në listë.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha në përgjigje ndaj shpalljes së Presidentit Trump: “Sanksionimi i Khamenei-t & zyrës së tij, që është epiqendra e krimit, korrupsionit & terrorizmit në Iran, është pikërisht gjëja e duhur dhe më urgjente. Këto sanksione duhet të zgjerohen për të përfshirë edhe Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), së mullahëve, e cila e ka bllokuar kryengritjen për një Iran të lirë”.

Maryam Rajavi

✔@Maryam_Rajavi

 

Sanksionimi i Khamenei-t & zyrës së tij, që është epiqendra e krimit, korrupsionit & terrorizmit në  #Iran, është pikërisht gjëja e duhur dhe më urgjente. Këto sanksione duhet të zgjerohen për të përfshirë edhe Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) së mullahëve, e cila e ka bllokuar kryengritjen për një #Iran të Lirë.

Please follow and like us: