Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e horoskopit, 11 korrik 2019

Dashi

Nuk do të mungojnë diskutimet lidhur me punën, si dhe do të keni shumë mundime edhe sa i takon sferës sentimentale. Por vera do të jetë sezoni i gjallërisë, ndaj mundohuni që të menaxhoni sa më mirë çdo projekt, në mënyrë që të mos detyroheni që t’ia nisni nga zero.

Demi

Nuk do e keni të lehtë që të kontrolloni emocionet. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi së fundmi keni pasur shumë dhe nevojat e familjes janë rritur. Do të ndjeni vështirësi përreth, por gjithsesi nuk do të jeni në një periudhë negative. Ka disa sfida të cilat duhet t’i fitoni dhe shumë shpejt do të vijnë kënaqësitë që prisni, ndonëse mungesa e vendosmërisë do ju tensionojë dhe acarojë.

Binjakët

Lidhjet e reja do të kenë më shumë nevojë për kurajo dhe optimizëm, pasi do të niset nga pak për të arritur më shumë. Nuk do të mungojnë dyjëzimet, por shumë shpejt do të vijnë zgjidhjet. Nëse në raportin në çift ka probleme, duhet ta dini se nuk do të përfundojnë, madje do të vijnë duke u shtuar me kalimin e ditëve.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur plot me tensione. Venusi ndodhet në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të provoni emocione të sinqerta. Mund të lindin probleme lidhur me një dashuri, ku pasiguritë nuk do të mungojnë. Duhet të jeni sa më të kthjellët.

Luani

Do të ndiheni nën presion, pasi diçka ka shkuar keq dhe konfliktet ende nuk janë kaluar. Afrimi i fundjavës do ju vijë në ndihmë, veç mundohuni që të jeni sa më të qetë.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti i kthesës së madhe. Mund të mendoni për një jetë të re, pasi një projekt i mirë do të marrë jetë në muajt në vijim. Këshillohet që gjatë këtyre ditëve të tregoheni të kujdesshëm, veçanërisht në dashuri dhe në punë. Po ashtu vëmendje maksimale kërkojnë situatat që mund të kthehen në të rrezikshme.

Peshorja

Gjatë kësaj të enjteje do të ndiheni me shumë besim ne vete. Jeni ndjerë të dekurajuar dhe do të ndjeni nevojën për vlerësime, sidomos nëse në punë po vonojnë që të vijnë. Fatkeqësisht situata në përgjithësi, nuk është nga më të mirat dhe çdo detaj do të kontribuojë për ta përkeqësuar. Jeni duke jetuar një transformim të madh dhe gjithë kjo ju vendos në siklet.

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë më shumë rikuperim, edhe pse nuk do të jetë i plotë. Mendërisht do të ndiheni të rënë, dhe rehatia do ju duket shumë e largët. Bëni mirë që të mos iu ikin nga vëmendja zhvillimet e reja, pas tensionet priren që t’iu shpërqendrojnë. Ndoshta ka ardhur momenti që të guxoni pak më shumë.

Shigjetari

Ju pret një e enjte e rëndësishme sa i takon sferës sentimentale, ku do të jetoni në maksimum çdo emocion. Në rastin e çifteve në krizë, mund të ketë edhe vendime drastike.

Bricjapi

Do t’iu duhet të reflektoni gjatë kësaj dite dhe të vendosni se kush duhet t’iu rrijë pranë dhe kë duhet të largoni. Edhe në dashuri, në disa raste mund të gjendeni përballë këtyre lloj zgjedhjeve.

Ujori

Nuk do të jetë një ditë në nivelin e duhur, pasi problemet që kanë të bëjnë me punën nuk do t’iu lënë të qetë. Kjo gjë do të reflektohet edhe në aspektin fizik.

Peshqit

Do e rimerrni veten ndjeshëm gjatë kësaj dite, ku do të rigjeni forcën për veten tuaj. Në sferën sentimentale do të ketë pasiguri, veçanërisht nëse jeni shumë të ndryshëm me partnerin. Mundohuni që të mos e ngrini zërin, aty ku ka vend për të diskutuat me qetësi.

Please follow and like us: