Albspirit

Media/News/Publishing

Maryam Rajavi takohet me Rudy Giulianin në Shqipëri

11 korrik 2019 – Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, u takua sot me Rudy Giuliani-n, avokatin personal të Presidentit Trump. Takimi u zhvillua në Ashraf-3, në vendbanimin e Rezistencës Iraniane në Shqipëri.

Ata diskutuan zhvillimet më të fundit në Iran dhe në rajon, duke përfshirë protestat e vazhdueshme anti-regjim në mbarë vendin, gjendjen e dobësuar të regjimit dhe veprimtaritë e tij malinje në rajonin e Lindjes së Mesme.

Znj. Rajavi përsëriti se regjimi iranian gjendet përballë një shoqërie në prag të shpërthimit, një lëvizjeje rezistence të organizuar dhe një mjedisi ndërkombëtar ndryshe. “Si rezultat i zgjerimit të njësive të Rezistencës dhe të veprimtarive të tyre mbarëkombëtare, së bashku me paaftësinë e regjimit për të trajtuar problemet thelbësore me të cilat përballet populli iranian, perspektiva për përmbysjen e këtij regjimi nuk ka qenë kurrë më e ndritshme”, tha ajo, duke shtuar, “Është koha që komuniteti botëror ta njohë kërkesën e drejtë të popullit iranian për ta rrëzuar diktaturën fetare në pushtet”.

Duke rikujtuar se Presidenti amerikan dhe Sekretari i Shtetit kanë deklaruar vazhdimisht se ky është një regjim i korruptuar dhe se populli i Iranit ka qenë viktima që ka vuajtur më gjatë prej tij, Kryebashkiaku Giuliani theksoi se Amerika qëndron në anën e popullit iranian dhe e mbështet luftën e tij për liri.

Kryebashkiaku Giuliani tha se ekziston një alternativë e arsyeshme ndaj regjimit iranian, e cila mishërohet në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke iu referuar planit me dhjetë pika të NCRI-së për të ardhmen e Iranit si një garanci për liri, demokraci dhe të drejta njerëzore në një Iran post-teokratik. Duke vlerësuar udhëheqjen e znj. Rajavi, z. Giuliani tha, “Rezistenca Iraniane është e pashoqe në aftësinë e saj për ta përmbysur tiraninë fetare që sundon Iranin dhe për ta sjellë atë komb të madh në gjirin e botës së qytetëruar”.

Z. Giuliani shtoi, “Zhvillimi i Ashraf 3 në një periudhë kaq të shkurtër kohore është i mahnitshëm dhe tregon aftësinë e mrekullueshme të MEK për ta rindërtuar Iranin i cili është shkatërruar nga ky regjim”.

Znj. Rajavi shtoi se sanksionimi i Khameneit dhe zyrës së tij duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe Hassan Rouhani-n dhe Javad Zarif-in në mënyrë që t’i jepet fund shfaqjes së përçarë të moderimit dhe reformës në regjimin klerikal. Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) ashtu si Garda Revolucionare (IRGC) duhet të vihet në listat terroriste të SHBA-së dhe BE-së. Regjimi iranian dhe IRGC duhet të përjashtohen nga Iraku, Siria, Jemeni, Libani dhe Afganistani. Agjentët e IRGC dhe MOIS duhet të gjykohen e të përjashtohen nga SHBA dhe BE.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Please follow and like us: