Albspirit

Media/News/Publishing

Studentja e Teheranit nis dënimin me burg për Aktivizëm Paqësor

Hamideh Taati 

Një studente e Universitetit të Teheranit u arrestua nga forcat e inteligjencës të regjimit iranian të dielën më 28 korrik dhe u dërgua në burgun famëkeq Evin për të filluar dënimin e saj për aktivizëm paqësor gjatë protestave të vitit të shkuar.

Dënimi i Leila Hosseinzadeh, një studente e antropologjisë, me dy vite e gjysëm burg dhe një ndalim udhëtimi jashtë shteti për dy vite, u miratua nga Gjykata e Apelit e provincës së Teheranit më 24 qershor.

Hosseinzadeh, e cila ka qenë sekretare e këshillit qendror të studentëve të Universitetit të Teheranit, u arrestua gjatë kryengritjeve mbarëkombëtare në 2018-ën por u lirua me kusht.

Të hënën më 24 qershor, Dega 36 e Gjykatës së Apelit të Teheranit e njoftoi Hosseinzadeh-un se ajo ishte dënuar me 30 muaj burg me akuzën e “bashkëpunimit kundër sigurisë kombëtare” dhe me një vit tjetër për “propagandë kundër shtetit”. Ajo ndalohet gjithashtu të largohet nga vendi për dy vite pas përfundimit të dënimit me burg.

Ka patur një numër veçanërisht të lartë studentësh të arrestuar e të ndjekur penalisht gjatë protestave të dhjetorit 2017/ janarit 2018; gjë që po e pranojnë edhe zyrtarët e regjimit iranian.

Më 10 korrik 2018, Parvaneh Salahshouri, një anëtare e parlamentit, tha për Agjensinë e Iraniane të Lajmeve ILNA, e cila financohet nga shteti: “Është përpiluar një listë e studentëve të ndaluar gjatë incidenteve të dhjetorit 2017 dhe numri i tyre shkon mbi 150. Pra, nuk po flasim thjesht për 55 apo 90 studentë. Fatkeqësisht, çështja e arrestimeve të studentëve është shumë me e gjerë.”

Salahshouri tha: “Ministria e Inteligjencës është e përfshirë në disa nga rastet kundër këtyre studentëve, prandaj qeveria dhe vetë ministria duhet të shpjegojnë se çfarë po ndodh këtu.”

Ministria e Inteligjencës e Regjimit Iranian, e kryesuar nga Mahmoud Alavi, operon nën presidentin e regjimit, Hassan Rouhani. Kjo ministri i kushton një kohë të madhe shtypjes ndaj popullit iranian dhe ndaj çdo aktivizmi të mundshëm.

Please follow and like us: