23 gusht/Dita Europiane e Viktimave të Regjimeve Totalitare

Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare
dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve,
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Bashkia Lushnjë, Bashkia Belsh dhe Bashkia Tepelenë, Instituti për Integrimin e të Përndjekurve dhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Kujto.al të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, me mbështetjen e ABI Bank dhe Qendrës Harabel, kthejnë vëmendjen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, Belsh, e Tepelenë, sipas këtij kalendari:
PROGRAMI I DITËVE PËRKUJTIMORE ‘DINJITETI PËRBALLË TOTALITARIZMIT’, GUSHT 2019
Në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitaredhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Bashkia Lushnjë, Bashkia Belsh dhe Bashkia Tepelenë, Instituti për Integrimin e të Përndjekurve dhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Kujto.al të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, me mbështetjen e ABI Bank dhe Qendrës Harabel, kthejnë vëmendjen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, Belsh, e Tepelenë, sipas kalendarit:
-18 GUSHT, E DIEL, LUSHNJË
Vendi i aktivitetit: Memoriali kombëtar i internim-dëbimeve
Ora 10.00-10.30 (TBC)
Takimi mes ish-të internuarve dhe pasardhësve të tyre.
Vendi i aktivitetit: Pallati i Kulturës, Lushnjë-Ora 11.00-12.00
-Ekspozitë fotografike e profileve të të internuarve në fshatrat e Lushnjës dhe ekspozitë me materiale arkivore të AIDSSH.
“Persekutimi komunist në zonën e Lushnjës”.
-Fjala e mirëseardhjes-Z. Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë Lushnjë (TBC)
Prezantim i projektit të AIDSSH-së për kthimin në vendkujtese të qendrave të internimit:
-Znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH
-Z. Bilal Kola, Drejtor IPP
-Z. Nebil Çika, Kryetar i SHAPP
-Z. Simon Mirakaj, anëtar i AIDSSH.
-Bashkëbisedim me ish-të internuarit, ide, sugjerime për realizimin e projektit kompleks të kujtesës.
-Moderatore, znj. Ardita Repishti, AIDSSH
-20 GUSHT, E MARTË, BELSH
Vendi i aktivitetit: Shëtitorja e qytetit
Ora 19.00-19.30 (TBC)
Ekspozitë dokumentare me materiale arkivore të AIDSSH.“Persekutimi komunist në zonën e Belshit”.
-Fjala e mirëseardhjes, z. Arif Tafani, kryetar i Bashkisë Belsh
-Fjalë e znj. Gentiana Sula, kryetare e AIDSSH Ora 19.30-21.00 (TBC)
Shfaqja e filmit “Gratë midis dhunës dhe stigmës në komunizëm”, Fiona Todhri, Matilda Terpollari-Bashkëbisedim i hapur mbi përndjekjen, demokracinë dhe qasjen tek e vërteta. Në panel Lekë Tasi, Nurije Ndreu, Fiona Todhri, Fatbardh Doko, Skënder Vrioni (TBC)
-Moderatore: Matilda Terpollari, regjisore.
-23 GUSHT, E PREMTE, TEPELENË
Dita Europiane e Viktimave të Regjimeve Totalitare
Vendi i aktivitetit: Ish-kampi i internimit, Tepelenë Ora 11.00-12.00 (TBC)
Ceremoni përkujtimore me të mbijetuarit e kampit dhe trashëgimtarët e tyre.
Vendi i aktivitetit: Pallati i Kulturës, Tepelenë Ora 12.00-13.00 (TBC)
Shfaqje e filmit “Azizi”, Luljeta Progni, Gentian Kurti.
-30 GUSHT, E PREMTE, TIRANË
Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve
Organizim me partnerët për të zhdukurit
Vendi dhe ora e aktivitetit (TBC)
Aktivitetet përkujtimore të organizuara nga AIDSSH, në bashkëpunim me institucionet partnere, pushtetin lokal dhe komunitetin e të përndjekurve, synojnë dokumentimin e historisë individuale dhe familjare të të internuarve në Tepelenë dhe vijimësinë e dënimeve shumëvjeçare në Lushnjë e Belsh. Me hedhjen dritë në dokumentet e Sigurimit, me rindërtimin e narrativës me profilet e personaliteteve që qëndruan me dinjitet përballë diktaturës dhe kthimin në vende kujtese tëvendeve të vuajtjes së dënimit apo ndëshkimit, duke u dhënë mundësi brezave të njihen me të shkuarën, AIDSSH vë në jetë misionin e vet të rishqyrtimit të historisë dhe edukimit qytetar përdemokraci.