Ambasadorja e SHBA në Tiranë takohet me Pompeon, merr porositë për detyrën e re
Yuri Kim, është emëruar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pas largimit nga Shqipëria të paraardhësit të saj Doland Lu. Ambasadorja e emëruar ka zhvilluar ditët e fundit një takim me Sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo, së bashku me grupin e përfaqësuesve të tjerë diplomatikë. Mësohet se në fokus të bisedime gjatë këtij takimi ka qenë politika e jashmte e SHBA-ve dhe diskutimet mbi vendet ku janë emëruar ambasadorët e rinj. Pompeo është ngarkuar me detyrën e dhënies së porosive të fundit për të deleguarit. Në Tiranë, ambasada e SHBA-ve drejtohet prej muajshnnga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, që ka zëvendësuar ambasadorin Lu, i cili u riemërua në Kirgistan.