Forcat ushtarake të Ali Khameneit vrasin protestuesit në Mahmoudabad të Provincës Mazandarun
Thirrje ndërkombëtare për dënimin e të qëlluarit mbi civilë të pafajshëm dhe vrasjes së tyre
Të shtunën, një numër njerëzish në Mahmoudabad të provincës veriore të Mazandarun protestuan kundër konfiskimit të tokave të tyre nga forcat ushtarake të Khamenei-t. Ata kërkuan rikthimin e tokave të tyre. Por forcat ajrore të mullahëve hapën zjarr mbi njerëzit e paarmatosur duke vrarë e plagosur disa prej tyre.
Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) dhe forca të tjera të sigurisë kanë konfiskuar toka që i përkasin banorëve për qëllime represive dhe përfitime financiare.
Forcat ajrore të mullahëve kanë refuzuar ta ndjekin urdhrin e gjykatës për t’ua rikthyer pronat pronarëve të ligjshëm.
IRGC i quan protestuesit banditë e rrugaçë të cilët sulmuan kazermat e forcave ajrore dhe kështu, anëtarët e këtyre forcave u vetëmbrojtën, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve, Fars. Për t’iu shmangur reagimit të zemëruar të popullit, zyrtarët e mullahëve pretenduan se ushtarakët e përfshirë në sulm qëlluan në ajër dhe ngaqë toka nuk ishte e rrafshët, njerëzit u plagosën!
Rezistenca Iraniane shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit në incidentin e Mahmoudabad, si dhe u bën thirrje të rinjve që t’i mbështesin banorët e Mahmoudabad dhe të turren për t’i ndihmuar ata. Rezistenca Iraniane i bën thirrje gjithashtu Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së si dhe Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe gjithë organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që ta dënojë fuqishëm të qëlluarit mbi civilët e paarmatosur dhe vrasjen e tyre në Mahmoudabad.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.