Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Skandal e çmenduri politike e njerëzore!

Fotografia e Albina Deda Gjoci

 

Sapo jepet lajmi se me urdhër të kryçetnikut Edi Rama qytetit të Shkodrës i është bllokuar nga Drejtoria e Thesarit çdo burim financiar dhe llogari bankare.

Ky akt makabër e i paprecedent është një hakmarrje primitive dhe brutale ndaj Shkodrës demokratike nga ana e bandës narko-oligarkike.

Ky nuk është vetëm një provokim i çmendur që cenon jetën normale të banorëve të këtij qytetit, por sinjali “SOS” për Shkodrën dhe gjithë Shqipërine se një diktaturë e hapur po instalohet përfundimisht.

Ndaj sot jo vetëm demokratët por çdo shqiptar që e don lirinë e dinjitetin është me Shkodrën, është me Voltanën!

Edi Rama dhe banda e tij duket se pikërisht në Shkodër do ta kenë funeralin e tyre politik siç e patën 30 vite më parë bustet e piedestalet e Stalinit.

#Të gjithë me Shkodrën për Demokracinë.

Please follow and like us: