Vedat Gashi, një sukses i rrallë për demokratët, në Westchester
Kandidati shqiptaro-amerikan përqafon nënën e përlotur, falenderon komunitetin për mbështetjen
Nga Halil Mula
Vedat Gashi, i cili ne zgjedhjet e djeshme qe u zhvilluan ne SHBA, garoj per ligjvenes ne Rrethin e Westqesterit, fitoj besimin e zgjedhesve dhe ne mandatin e ardhshem do te jete ligjevenesi i pare shqiptar ne Prefekturen Westchester.
Vedati mori rreth 60% te votave ne gare me kunderkandidatin e tij Majkell Grajs. Edhe pse shumica e bashkepartiakeve te Vedatit nuk fituan, ata qe te gjithe perkrahen Vedatin dhe e uruan duke i premtuar perkrahjen e tyre.
Ishe kryesuesi i legjislativit te Westchesterit, Majk Kapllovic duke e uruar Vedatin tha se ai do te jete nje legjislator i mire dhe i sukseshem, duke menaxhuar mbi 4 mije te punesuar ne legislatura si dhe do te ballancoje me sukses buxhetin rreth 2 miliard te Westchesterit te rreth 1 milion banoreve.
Jam krenar per ty dhe te uroj suksese, uroi Kapllovic.
Ndersa Vedati me modesti deklaroi se dhe pse eshte i ngazellyer dhe i gezuar, fitorja e tij eshte sa e ëmbël aq dhe e hidhur pasi qe shume nga bashkepartiaket nuk fituan.
Fitoren e tij Vedati ja dedikoi familjes dhe perkrahesve te tij, pa te cilet nuk do te kishte arritur ketu. Falenderoi nenen e tij e cila qante nga gezimi, bashkeshorten Vjosen, vellezerit Esatin, Ekremin, metren Xhyken dhe ibare familjen e Gashi, si dhe komunitetin shqiptaro amerikan, te cilet ishin mbeshtetesit e tij te palodhshem.
Fitorja e Vedatit u duartrokit me ovacione dhe u kremtua me shampanje dhe gezim.
Perpos Vedat Gashit qe fitoj ne aren per ligjvenes ne Prefekturen e Westchesterit, fitore korri edhe Bute Biberaj në votime për postin e Prokurores së Komonuelthit në Qarkun London, Virginia, SHBA dhe Jetlir KULLA – fiton dhe rizgjidhet në mandatin e tretë në postin e Aldermanit ( Kryeplakut) për Distriktin 4, në qytetin Waterbury, në shtetin Connecticut.Urime e suksese ne pune e tyre Vedatit, Butes dhe Jetliririt