Kuvendi zgjedh dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese
Kuvendi miratoi me 105 vota pro emërimin në Gjykatën Kushtetuese të kandidates Elsa Toksa dhe Fiona Papajorgji. Pas rreth 3 orësh debat në seancën e sotme plenare, Kuvendi vendosi të votojë për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën Kushtetuese. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri të ditur gjithashtu se është emëruar automatikisht në Gjykatën Kushtetuese kandidatja e renditur e para në listën e dorëzuar nga KED, Arta Vorpsi pas mos-shprehjes së Presidentit Meta për kompetencën e tij pë të emëruar. Votimi në sallë u krye i fshehtë me kërkesë të deputetëve të opozitës. Pas zgjedhjes nga Kuvendi, kandidatët do të duhet të dekretohen nga presidenti Meta për të marrë emërimin e tyre. Nëqoftëse presidenti i dekreton atëherë Gjykata Kushtetuese bëhet me 5 anëtarë.