LGBDI denoncon dhunimin e transgjinores Anxhela
Transgjinorja Anxhela është dhunuar fizikisht nga një grup djemsh. Lajmin shoqëruar me foto ku shfaqet e gjakosur, e ka publikuar faqja në rrjete sociale “Historia ime”. Sipas tyre dhuna e ushtruar ndaj Anxhelës ka ardhur si rezultat i pjesëmarrjes së saj në paradën e fundit të LGBTI.
“Pamje të rënda!!!
Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.
Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.
Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.
Ne nuk do të heshtim,”-shkruhet në postim.
Xheni Karaj, aktiviste e mbroktkes së këtij komuniteti ka përcjellë një mesazh:
Ne emer te Anxheles, ju falenderoj te gjitheve per solidaritetin dhe interesimin. Pasi mori ndihmen e pare ne Spitalin e traumes, Anxhela beri deklaraten ne polici, ku me forcen dhe guximin qe e karakterizon tha: Une nuk dorezohem!
Ky sistem ka deshtuar te mbroje dhe ti jape mundesine per nje jete dinjitoze Anxheles dhe shume anetareve te tjere vulnerabel te kesaj shoqerie.
Ky sistem i ka ofruar pushtet dhe i ka dhene ze politikaneve homofobe, raciste dhe seksiste, si Kujtim Gjuzi qe me gjuhen e urrejtjes dhe dhunes edukojne rinine shqiptare ne mejhanet televizive.
Ky sistem perpiqet te na zhveshe nga liria dhe te na mbylle gojen.
Ky sistem do te na detyroje te gjitheve te zhdukemi dhe ta lem kete vend, rob te hajduteve dhe krimineleve.
POR NE NUK DOREZOHEMI!
Te gjithe bashke do te ngereme zerin dhe do ti detyrojme forcat e policise te gjejne burracaket qe sulmuan Anxhelen ne mes te dites.
Ne nuk kemi frike dhe nuk intimidohemi me nga politikane mejhanesh dhe burracake rrugesh.