Albspirit

Media/News/Publishing

Policia: Kreshnik Dashaj u gjend i vdekur dhe me plagë të rënda

Kreshnik Dashaj, 34 vjeçari i cili u gjet i pajetë këtë të mërkurë në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, në afërsi të banesës së tij dyshohet të jetë vrarë.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se pas hetimeve paraprake, në trupin e 34 vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”, ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja dhune, ju informojmë se:

Pas hetimeve të mëtejshme, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit/ve”, bën me dije policia.

Please follow and like us: