Korfuz/Gjendet trupi i groposur, dyshohet i shqiptarit të zhdukur
Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit. Mediat helene shkruajnë se në afërsi të mbetjeve të trupit është gjetur edhe pasaporta e tij. Dokumenti i përket një 35-vjeçari shqiptar, të zhdukur në prill të këtij viti. Kanë qenë familiarët e shqiptarit që kanë bërë denoncimin dhe prej asokohe ai ishte në kërkim. Trupi është gjetur i groposur gjatë punimeve në pronën e një banori vendas. Personat që gjetën eshtrat lajmëruan menjëherë policinë. Nuk bëhet me dije ende identiteti i viktimës, pasi po kryhen analizat e ADN-së nëse trupi i përket ose jo shqiptarit të zhdukur.
Please follow and like us: