Xhoi Jakaj: Kriza e çiftit kur fëmijët janë në Adoleshencë
Adoleshenca e shumicës së fëmijëvë të kohës së internetit dhe rrjeteve sociale nuk kalon lehtë dhe në të shumtën e rasteve shkakton kriza dhe në çift, ata bëhen shkak për grindje të forta dhe shpesh shkojnë edhe deri në divorc për shkak se njëri prind mund të mbajë anën e adoleshentit dhe gabimeve që ai/ajo mund të përsërisin në mënyrë të vazhdueshme.
Në bashkëbisedim me prindër të ndryshëm gjatë punës për librin tim “Adoleshenca në filtrin e dashurisë” jo pak prindër më kanë rrëfyer me lot në sy që ‘problemet me fëmijën time në adoleshencë kanë shkaktuar tërmet të madh në çift aq sa ne jemi në prag divorci’, por nësë në këtë periudhë ju nuk do jeni të bashkuar do humbni njëri-tjetrin dhe kontrollin ndaj fëmijës tuaj ka qënë përgjigjia ime.
Nësë ju prindërit do të dëgjoni shprehje të tilla nga adoleshenti që “Ti babi nuk kupton asgjë” nga kërkesat e mia, ndërsa mami është më e kuptueshme me mua, ose babi është më i zoti se ti mami, se ai e kupton mirë moshën time ndërsa ti aspak.
Janë shprehje që do ju shoqërojnë vazhdimisht në kapërcimin e adoleshencës së fëmijës tuaj, sepse ata ju vënë para një sfide të tipit provokues për të nxitur dyshime te ju që nuk jeni në lartësinë e duhur për të marre vendime kundërshtuese ndaj dëshirave të atij/asaj dhe të përfitojë nga situata të tilla. Pra në këtë periudhë ju duhet të ndërtoni një ekuilibër të ri dhe të ndërmerrni vendime që kanë të bëjnë me lirinë, pavarësinë dhe mbrojtjen e fëmijës suaj nga rrebelimi në moshën e adoleshencës, duke përdorur dhe diplomaci në marrdhënien në çift, të ndani përgjegjësitë, të përdorni tolerancën ndaj njeri-tjetrit në çift, por jo ndaj gabimevë të fëmijës në adoleshencë dhe të alternoni vëmendjen e kujdesin ndaj tyre. Në adoleshencë shpesh fëmijës prindi i duket armiku më i keq dhe një e keqe e domosdoshme qëndrimi me të në një shtëpi dhe familja në tërësi hyn në krizë e përfshin marrëdhënien prind-fëmijë dhe shpesh marrëdhënien burr -grua aq sa kundërshtitë për plotësimin e kërkesave të fëmijëve në adoleshence agravojnë në grindje të përhershme dhë nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur ata përfitojnë nga këto situata të pazakonta me parë.
Adoleshenca e fëmijës ndodh ndonjëherë të vijë si uragan, si rrebesh, si stuhi në disa raste britma për plotësim kërkesash, lot dhe kërcënime që ‘unë do ik nga shtëpia’ apo dhe deri aty sa kërcënojnë me jetën e tyre si e si të fitojnë terren para prindërve të lodhur nga kjo gjendje që krijohet në mënyrë të përsëritur.
Fëmijën kur hyn në adoleshencë jeta e përballë me një realitet krejt tjetër, nevojën e tij për besnikëri, idealin që ai ushqen, dëshirën për të kundërshtuar dhe rregulluar çdo gjë që nuk i pëlqen; shpesh ata duan t’i çjerrin maskën e hipokrizisë më të rriturve, nevojën për të vënë para përgjegjesisë prindërit nëse në jetët e tyre nuk shkojnë gjërat vaj… Në të gjithë këto elementë janë barrë e shtuar te prindërit ku mund të ndodh që ata të ndikohen së tepërmi e të humbin durimin përballë këtij fakti, të ashpërsohet komunikimi dhe për pasojë të mos jetë fare e lehtë tashmë marrëdhënia në çift aq sa raporti mes bashkëshortëve është i pariparueshëm, por edhe nëse situata ështe e tillë dhe e acaruar në pikën maksimale, është e pajustifikueshme nëse ju do lini pas dore kujdesin ndaj fëmijëve në adoleshencë. Madje edhe nëse jeni në prag të një divorci të pashmangshëm përsëri prioriteti duhet të jetë adoleshenti, ndryshe ai/ajo mund të ndjekë rrugë të gabuar që ta riktheni në gjendjen e mëparshme do ketë kosto të paimagjinueshme.
Cilat janë disa gjëra të vlefshme për marrdhënien tuaj kur fëmijët janë në adoleshencë dhe krizat e tyre shkaktojnë mosmarveshje në çift?
- Në fundjavë së bashku pa fëmijët.
- Mbrëmjeve të së shtunës nëse ai/ajo del me shoqërinë dhe ju do prisni zgjuar për ta shoqëruar se ka akoma nevojën tuaj, konsumoni një gotë verë së bashku dhe flisni gjatë me njëri-tjetrin.
- Mundohuni të gjeni emërues të përbashkët dhe të mos fajësoni njëri-tjetrin nëse fëmija juaj në adoleshencë ka rënie në mësime, mungesë dëshire për veprimtari të ndryshmeapo dhe mungesë oreksi, e fjalë fyese jashtë fjalorit të së zakonshmes.
- Kthehuni në kohë e kujtoni gjëra të bukura që bënit me njeri-tjetrin kur fëmija juaj ishte i vogel se me siguri do qeshni dhe do harroni problemet e momentit që po ju shkakton fëmija juaj në adoleshencë.
- Mos lejoni në asnjë mënyrë që problemet e krizat e femijës në adoleshencë t’i transferoni në probleme mes jush.
- Përsëritini njëri-tjetrit që problemi i fëmijës është nje gjë që patjetër do kalojë.
- Bëhuni unikë në çdo vendim që merrni për të ndërtuar një mardhënie të re me fëmijën në adoleshencë.
- Arratisuni nga shtëpia duke ia besuar për një fundjavë një familjari fëmijën që ai ta ndjejë nevojën tuaj.
- Përqafohuni në sy të fëmijës tuaj nëse keni kaluar një grindje apo ngritje zëri për shkakun e atij/asaj.
- Kapuni fort pas njëri-tjetrit nëse fëmija juaj ju vë në gjendje të vështirë.