Bedri Blloshmi: Ku po na çon Edi Rama?
Bijtë e terrorit komunist po vazhdojnë luftën e klasave të lënë si amanet nga baballaret e tyre!!! Këto ditë u largua nga pasiguria poeti, pedagogu dhe drejtori ISKK, Z. Agron Tufa i cili ka kërkuar strehim politik. Agron Tufa që prej krijimit të këtij instituti, bashkë me grupin e tij, ka berë një punë të shkëlqyer duke zbardhur krimet e komunistave. Edi Rama që në momentin që mori pushtetin si në të gjithë sektorët e tjerë por veçanërisht në drejtim të familjeve të persekutuara ka lëshuar dhe nxit oficerët e Sigurimit dhe prokurorët që kanë vrarë me duart e tyre të cilët janë tashmë deputetë në parlament si Spartak Braho and CO. Këta të fundit kërkojnë të mos zbardhen krimet e tmerrshme të komunistave. Çfarë detyre ka ky institucion? T’i bëjë elozhe diktatorit dhe pasuesve të tij?! Unë i bëj thirrje të gjithë të burgosurve politikë, poetëve, shkrimtarëve dhe pedagogëve të dalim të protestojmë për rastin në fjalë dhe për të ndalur raste të tjera që me gjasë do të pasojnë. Ky regjim i sotëm kërkon ta zbrazë Shqipërinë, si nga të rinjtë që po ikin për bukën e gojës e deri tek shkrimtaret dhe poetët që nuk i binden atij. Baballarët e sundimtarëve të sotëm, babain e Agron Tufës e burgosën, ndërsa të birin e tij e detyrojnë të marrë arratinë të shpëtojë veten dhe familjen e tij nga kërcënimet dhe pasiguria.
Ku po na çon Edi Rama?
Agron Tufa, Ish Drejtor i ISKK-së kërkon Azil Politik, Misioni vazhdon
Antisemitizmi i veshur me imunitet nuk është thjesht kërcënues, por vrasës!
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, letër publike për Agron Tufën