Maqedonia e Veriut përkrah Kosovës dhe Shqipërisë: Bojkoton ceremoninë e Nobelit!
Pas kërkesës së Kosovës, Maqedonia e Veriut ka vendosur të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke i njohur si adhurues i Millosheviçit. Lajmin e jep ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ishte i pari që bëri thirrje për bojkotimin e kësaj ceremonie, pas deklaratës së dytë të Handkes, i cili i tha mohoi të shtunën masakrën e Srebenicës.
“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimeve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter. Dje ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, njoftoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kosovës, për bojkotimin e ceremonisë së çmimeve “Nobel” në Suedi.
Cakaj shkruante, se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk duhet të shpërblehet.