Albspirit

Media/News/Publishing

Arbër Ahmetaj i shkruan Agron Tufës: Do i turpërojmë për ligësitë e tyre për dhjetë breza!

Image may contain: 1 person, standing

Agron Tufa, mik i dashur, autor i talentuar: ti ishe në listën e pushkatimit. Po t’afrohej dita! I ke lënë duarthatë vrasësit! Por, ata do kalojnë tek emri tjetër në listë! Ata e realizojnë planin! Ty t’mbetet t’u dalësh zot, siç bënë me ne ata që shpëtuan para nesh! Mos u ndal! Duke shpëtuar veten, mund të shpëtosh edhe të tjerë! Jeta jote këtu do mbrohet! Ti nga këtu, mund e duhet ta ngresh zërin për të shpëtuar të tjerët! Kam kaluar asaj rruge! E di sa vështirë do ta kesh! Por për ty, vështirë, s’do të thotë e pamundur! Të njoh e të kam lexuar! Ti përbën brezin e tretë, fëmijët e tu, të katërtin, që dhunuesit e Shqipërisë sonë, deshën ta eleminonin! S’duhet ta harrojmë vullnetin e tyre për t’na vrarë! Do ua kthejmë ndryshe, do i turpërojmë për ligësitë e tyre për dhjetë breza! Me dritën tonë, me letërsinë tonë!

Please follow and like us: