‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’, Franca i jep titullin e lartë shtetëror shkrimtarit Ismail Kadare

Macron nderon Kadarenë/ I jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.
Me anë të dekretit presidencial të 31 dhjetorit 2019, Kadare i cile jeton në Francë është nderuar nga Emmanuel Macron me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.
Sociologu Claudine Herzlich dhe egjiptologu Christiane Ziegler janë ngritur në rangun e oficerit të madh, ashtu si dhe shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré dhe shkrimtarja franko-bullgare Julia Kristeva shkruan gazeta franceze Le Monde.
E themeluar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Sot, ajo ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

https://alb-spirit.com/2020/01/01/ismail-kadare-nje-gjeni-krijues-artit-nderkombetar/