Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: Sonte

No photo description available.

 

Sonte,

dua të bëhem dron

t’i vij qark çdo tryezë

për të trokitur gotat e takimit të viteve.

 

Sonte,

dua të bëhem

përqafim për të moshuarit e vetmuar,

t’ju shtroj tryezën

e t’ju shuaj pakëz mall

për njerëzit e munguar.

 

Sonte,

dua të bëhem pije e fortë, dehëse,

ta mpij dhimbjen;

mysafirë nderi e festave të njerëzve.

 

Sonte,

dua të shpërndaj ‘dhuratën’,

atë, që e kërkoni për çdo ditë

dhe me atë dëshirë hapni sytë;

t’i shëroj plagët dhe dhimbjet tuaja,

nëna të dashura

dhe pastaj të bëhem shpirt

e të fluturoj në qiell…

 

Sonte,

paskam aq shumë uri të jem mes njerëzish

të zbras kupa mbushur me dashuri e lot dhimbjeje…