Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata rrëzon akuzën për lobim rus në fushatën e PD

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzën e lobimit rus për kreun e PD Lulzim Basha, zyrtarët Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Vendimi ëahtë marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku, gjyqtar paraprak. Seanca paraprake u zhvillua sot në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve të financimit të PD. Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Please follow and like us: