11 leksionet e jetës sipas Bill Gates
Bill Gates ka mbajtur një fjalim në një shkollë të mesme për 11 Leksionet e Jetës që nxënësit nuk i mësojnë dot në bankat ku ndjekin mësimet. Ai tregoi për mënyrën e të ndjerit mirë, se edhe politikisht është në rregull duke i edukuar gjeneratat e brezave të rinj si të njohin realitetin, sepse duke patur një qasje reale, ata nuk dështojnë kur përballen me jetën reale.
RREGULLI 1
Jeta nuk është e drejtë – duhet të mësoheni me të.
RREGULLI 2
Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.
RREGULLI 3
Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, posa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës me telefon në veturën tuaj. Ju do t’i fitoni vetëm me shumë mund të dyja.
RREGULLI 4
Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një bos.
RREGULLI 5
Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën “mundësi“ në vend të pagesës më pak se të takon.
RREGULLI 6
Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.
RREGULLI 7
Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja, pastrimi i rrobave, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool“ dhe të zotë jeni. Kështu, përpara se ta pastroni shiun nga parazitët që vinë prej gjeneratës të prindërve tuaj, së pari pastroni nga morrat dollapin e dhomës tuaj.
RREGULLI 8
Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!
RREGULLI 9
Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.
RREGULLI 10
Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë në kafenetë e çajtoret sepse duhet të shkojnë në punë.
RREGULLI 11
Silluni mirë me budallenjtë, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre.