Izraeli konverton prodhimin e raketave në aparate respiratore kundër COVID-19
Izraeli ndërroi disa linja prodhimit të raketave për të bërë aparate respiratore në përpjekjet për të luftuar mungesat kombëtare të pajisjeve mjekësore të përdorura për të trajtuar pacientët me COVID-19. Ministria izraelite e Mbrojtjes tha në një deklaratë se linja prodhuese për respiratorët u inagurua në departamentin e klasifikuar të raketave të klasifikuar nga Izraeli Aerospace Industries (IAI). “Izraeli duhet të zhvillojë aftësi të pavarura në gjithçka që lidhet me trajtimin e pandemisë. Ne nuk mund të qëndrojmë të varur nga prokurimi nga vendet e tjera”, tha ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennett. Nisma është një përpjekje e përbashkët midis ministrisë, IAI dhe kompanisë izraelite të teknologjisë mjekësore “Inovytec”. ”Të 30 ventilatorët e parë të prodhuar tashmë janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë”, sipas deklaratës. Mungesat e pajisjeve për frymëmarrjen artificiale janë raportuar në të gjithë botën, dhe linjat e prodhimit përballen me sfida në zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar. Linjat e prodhimit të konvertuara ishin përdorur për prodhimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes si sistemet e raketave ”Arrow 2” dhe ”Arrow 3”.