Albspirit

Media/News/Publishing

BE jep 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Serbia merr 94 milionë dhe Shqipëria 51 milionë

Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter ai shkruan se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit.

Oliver Varhelyi

@OliverVarhelyi

This support is part of the overall global envelope of over €15.6 billion put forward by @EU_Commission today in response to the pandemic. We are working as . We can only succeed together.

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Oliver Varhelyi

@OliverVarhelyi

Over €700 million of support in the fight against will go to : €38m for immediate needs, €374m in reallocated bilateral assistance & additional €290m have been identified to help socio-economic recovery of the region. https://bit.ly/34miaCW 

View image on TwitterView image on Twitter

Vendi që ka përfituar më shumë ndihma sipas raportit të BE është Serbia me rreth 94 milionë euro në total. Më pas Bosnja (80.5), Kosova (68), Maqedonia e Veriut (66), Mali i Zi (53) dhe në fund Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro. Drejtpërdrejtë BE ka dhënë për Shqipërinë 4 milionë euro për të siguruar pajisje të menjëhershme të kujdesit mjekësor, duke përfshirë 5 ambulanca të pajisura plotësisht, respiratorë, matës temperature dixhitalë dhe pajisje të kujdesit intensiv. Rreth 47 milionë euro janë dhënë nga Bashkimi Europian për përballimin e pasojave ekonomikë të krizës së virusit.

Please follow and like us: