Albspirit

Media/News/Publishing

Frymëzohej nga Kastro e Karimov, vdes papritur presidenti i vendit

Ka vdekur presidenti i shtetit dhe dyshohet se shkaktar i vdekjes ka qenë virusi i njohur si Covid-19. Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, me moshë 55 vjeç, ka vdekur papritur pas një sulmi në zemër. Sipas qeverisë, ai ishte shtruar në spital të shtunën pasi nuk ndjehej mirë dhe gjendja e tij nisi të përmirësohej, por të hënën pësoi një atak kardiak dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin jo efikase. Gazeta britanike ‘The Guardian’ shkruan se dyshohet se shkaktari i vdekjes së tij ishte koronavirusi, por nuk përjashtohet edhe goditja në zemër për krimet e mëdha që kishte bërë ndaj popullit të vet. Pas 15 vjetësh në pushtet, Nkurunziza pritej të lëshonte postin në gusht. Kjo pasi, në 2015 njoftimi se do të kandidonte për një mandat të tretë, futi të gjithë vendin në kaos. Në një grusht të dështuar shteti qindra njerëz vdiqën, ndërsa dhjetra-mijëra të tjerë u larguan nga vendi. Presidenti arriti të ndryshonte kushtetutën për të kandiduar në një mandat të tretë, por vendosi të hiqte dorë në atë që quajti “guida supreme drejt patriotizmit”. Ai kishte caktuar për vete shpërblesën prej 540,000 USD dhe një vilë luksi. Nkurunziza erdhi në pushtet në 2005, dy vjet pas luftës civile 10-vjeçare, që la të paktën 300,000 të vdekur. Ish-lideri rebel krenohej me pretendimin se kishte sjellë paqen në vend, por qeveria e tij kritikohej për abuzime të rënda, korrupsion të lartë dhe shkelje me të drejtat e njeriut. Thuhej se presidenti frymëzohej nga Fidel Kastro dhe një president tjetër, Islam Karimov, i vdekur po nga zemra.

https://alb-spirit.com/2016/09/03/konfirmohet-zyrtarisht-karimov-ka-vdekur/

Please follow and like us: