Mimoza Erebara: AI dhe AJO
Mimoza Erebara
94 mesazhe në telefon… sigurisht për dashurinë…!
Një vëllim i formatit “livre de poche”, libër xhepi, në të cilin janë mesazhe që një çift ka shkëmbyer me njeri -tjetrin realisht, në çdo orë të ditës apo natës kur ata komunikonin. Në fund djali iku, ndërsa vajza vazhdoi të qëndrojë në të njëjtin qytet. Djali ishte inxhinier, vajza ekonomiste. Unë pata rastin t’i kem këto mesazhe dhe i përmblodha në këtë vëllim. Këtu është një cikël i shkëputur nga libri:
AI:
Një mesazh = një premtim
Një premtim = një jetë
Një jetë-
Dhënë ty!
04.06.2007-24/07/2008
AI:
Të shtrirë -shkrirë në një
Presim agun të na kthej
– rrezëllejë
këlthitjen e trupave tanë.
14/06/2007/ 02:58
AI:
Malli për ty,
Si puhizë deti veron
Mbi trupat tanë, aromë jete
Dhe ne, shtrirë, gjymtyrëngërthyer
Dehemi krejt me të!
08/10/2007/ -06:50
AJO:
Në ajër jam me ty,
E bashkë me të,
Thellë të hyj në mushkri
– e ti pa të s’bën dot!.
08/10/2007/ -08:16
AJO:
Të dua, të dua, të dua!
Atje ku trishtimi zë pritë
Dashuria çel jetë
De shpirti nga ty, tek unë vjen.
29/11/2007/ 09:11
AJO:
A jam diku në orbiten tënde?
-se Universi në Kaos tani po vërtitet
I çmendur krejt Ai zhytet, ngrihet,
Shpërthen, ngjizet
Çelësin e Kohës tutje e vërvit
Ku ëndrra ime për ty
Një tjetër Kaos shpik,
Një tjetër orbite.
19/12/2007
AJO:
Aroma e ëmbël
Lirinë e ndjell
Fatin kur shpërndan
Reve ndër qiej.
Endet për ty zemra ime
Dhe shpirtjetë të sjell!
09/06/2008 ora 23.34
AJO:
Fshij,
Faqen tënde me diell
Laj
Sytë e tu me ëndërr
Dëgjoj zogjtë
Ti më thërret
Gatuaj
Zemrën time me shpirt
Për ty-
…dhe shtëpia shkëlqen
Si ti, brenda meje…
20/06/2008 ora 10.20
AI:
Vetmia prodhon enigmën,
E, kjo, kuriozitetin
17.07.2008, ora 18.56
AI:
Mbas shfaqjes humbi zëri,
E mbas tij edhe shkrimi.
Al–zi nga “Mohikanët”
mendohet të jetë i fundit.
17.07.2008 ora 18.45
AJO:
Larg teje
Me temperaturë,
-Reale-!
Digjem.
Me kompresa në ball e në duar
mundohem të të afroj.
17/07/2008 ora 19.01
AJO:
Si një trishtim oriental
Lëshohet dielli mbi det,
Pa dashur të shkojë vetëm
-si unë që në breg të pres ty
Shenjat të kuptosh.
22/07/2008 ora 13.49
AJO:
Nga Dajti sytë i tres
Ty të kërkoj…
Ai më sjell shkulma pafund resh,
Si lëng shpirti
Që për ty e grumbulloj…!
24/07/2008 ora 21.39
AJO:
Sa shumë ajër,
Sa shumë det,
Plot ninulla,
Sa shumë… sa shumë
ti… që nuk je…
27/07/2008 ora 23.58
AJO:
Janë një palë sy që janë kudo
Sytë e shpirtit janë
-nuk mund të fshihet e vërteta!
28/07/2008 ora 01.17
AI:
Malli për ty,
Ngulç kohëndalues e shpirt kaplues,
Lind
Sytë tanë
Që sot
Rigjetbashkë janë
02/08/2008 ora 21.51
AJO:
Hapat e mi kumbojnë në ajrin e plumbtë
Dhe unë me duar e largoj
Për t’i lenë vend frymës tënde
…atë dua të thith
Që në sytë e tu më pas të humb…
04/08/2008 ora 18.23
AJO:
A shkon e vjen si dallgë dëshira?
Zhytur thellë në oqeanin e ndjenjes
Nuk kam nevojë të rri në breg e të pres
Valën, atë, të duhurën
-se, ty të kam.
14/08/2008 ora 20.28
AJO:
E burgosur nga jeta ime
I gëzohem orës së ajrimit,
Dhe harroj ku jam dhe kush jam,
Po çelësi i kohës më plas tek vetmia,
Shpirt ngrënësja skërmitëse e pamëshirshme.
23/08/2008 ora 21.09
AJO:
Si nata me ditën
Jeta ime me ty
Kur vjen njëra
Tjetra ka shkuar
01/09/2008 ora 21.05
AJO:
Si skifter le të nisë fluturimi,
E gjithçka jetës le ti marrë,
I sigurtë se krahët e tua e mbajnë.
04/09/2008 ora 12.13
AJO:
Të dua shumë shpirti im,
Dhe me ty do te shtrihem,
të fle gjumin e dëshirës
19/09/2008 ora 22.18.
AJO:
Dashuria është si era,
Nuk sheh por ndjen,
Dashuria është uragan,
Që prapë nuk e sheh,
Veç kur veten gjen,
Të zhytur thellë,
Në vorbullën shkatërruese të tij.
23/09/2008 ora 0.51
AI:
Si sizifi shtyj orët-gurë të natës,
Për të parë dritë-agimin e kurmit tënd,
E ti përgjumësh “gjes” më thua,
E krahun ndron
A thua dita kufij të rinj ka.
24/09/2009 ora 10.02