Albspirit

Media/News/Publishing

Ilia Lëngu: Mbi një poezi të Bodlerit përkthyer nga Sotir Caci!

Poezia “Afritë” përmbledh pikëpamjet e reja estetike të Bodlerit që do të jenë themeli i poezisë moderne, shtrati i një manifesti të ri poetik që synon një njohje më të thellë e më të plotë të të fshehtave të botës. Një njohje e natyrës mistike që mund të arrihet kryesisht nëpërmjet një qasjeje intuitive dhe analogjike e jo më racionale e logjike. Poeti shihet në rolin e një ndërmjetësi që zbulon lidhjet e fshehta analogjike dhe harmoninë e përbotshme fillestare, kur gjithçka përbënte një tërësi të njësuar e të përsosur. Është ndër poezitë më të vështira për t’u përkthyer, duke filluar që nga titulli. Gjetja e Sotir Cacit ështe befasuese dhe ndër më të veçantat, mbase dhe e diskutueshme. Ndërsa përkthimi i tij është, për mendimin tim, mbresëlënës dhe referencë përkthimore.

Please follow and like us: