Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: UDHA NËN MUZG

U ftohën yjet atje lart
Si cërka dimri ranë përdhe,
S’e di sa nxin pa ty një natë
Dhe si do shkojë kjo udhë pa ne.
E jona hënëz s’do vështrojë
E mbytur muzgjesh vetmitare,
Një ledhë duarsh ç’do mungojë
Një puthje-çmendur mëkatare.
Me trumbë gjethesh vjeshta brodhi
Mbi flokët tanë mbi sup e sy,
Dhe shkundi erë, buqetë i mblodhi
Kujtim te artë për ne te dy.
U ftoh e fundit lamtumirë
Mbi cërka yjesh rënë përdhe,
S’e di se ç’hënë nga humbetirë
Mbi udhën muzg na sheh atje.
Please follow and like us: