Albspirit

Media/News/Publishing

Lasgush Poradeci: Për Cucin e dashur!

Pa dëgjoni Cuci ç’thotë
Jam më i bukuri në botë!
Cuc-i bukur si pëllumb
Që lëshohesh porsi plumb.
Papo pulat i gërmon
Pulë e shkretë fluturon.
Papo macet i gërmon
Mac’e shkretë mjaullon
Papo njerëzit i gërmon
I gërmon e i mundon,
I mundon e i copton,
Njerëzia zë rënkon
Te gjykatësi ankon
Edhe Cuci i pagon.
Pagon pagë, për çdo plagë,
Prandaj plaga plot zeher
Embëlson porsi sheqer
Edhe Cuci rri me nder.
Please follow and like us: