Zëvendësoi Irinejn, infektohet me COVID-19 kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse të Serbisë
Zëvendësuesi i Patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë është infektuar me Covid-19. Mitropoliti Hrizostim Jevic u dërgua në spital teksa rezultoi se edhe ai si ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar tashmë nga koronavirusi. Në fakt Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe. Ai është Mitropolit i Dabar-Bosnja që prej vitit 2017. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vdiq më shumë se 1 javë më parë nga Covid-19 në moshën 90-vjeçare.
Please follow and like us: