Laura Skënderas: Dimrit do i vë emër tjetër
Dimrit do i vë emër tjetër,
Që tek unë të kthehet çdo fundvit.
Oxhakut tim ta gjejë trishtimin,
Dritares tënde të gjejë marrëzitë.
Dimrit do i vë ngjyrë tjetër,
Jam lodhur duke dashur të bardhën.
Udhëve ditës të humbë gjithë puthjet,
Kalldrëmeve natës të gjejë kitarën.
Dimrit do i gjej muaj tjetër,
Që më mos më rrëmbejë vjeshtën.
Ti e di tetorët janë gjithë të miat,
Po, dhjetorët, ah… janë gjë tjetër!
Dimrin nuk e dua më, le të ikë,
Le të bëhet gjithë qytetit pranverë.
Marrëzitë pastaj të vijnë tek unë,
Ndërsa trishtimet ty të t’i sjellë…
Please follow and like us: