Albina Deda: Demokratët janë fisnikët e vërtetë të këtij kombi!
Demokratët janë fisnikët e vërtetë të këtij kombi!
Themelimi i pluralizmit politik dhe njëherazi i Partisë Demokratike shënon ditëlindjen e lirive tona.
11 Dhjetor shënon 30 vite nga themelimi i Partisë Demokratike, partisë së shpresave dhe ëndrrave të rinisë, misionares së vërtetë të lirisë, përparimit e integrimit perëndimor.
Demokratët nuk mposhten kurrë se janë fisnikët e vërtetë të këtij kombi.
Gjithmonë e më tepër tani duhet të bashkohemi se i kemi borxh lirisë e demokracisë sonë, aspiratave të këtij vendi që po veniten, shtrembërohen e dhunohen!
Ne jemi demokratë dhe krenohemi përjetësisht me përkatësinë tonë morale dhe politike.
Përjetë respekt studentëve të Dhjetorit dhe prijësve të tyre që mundësuan atë për të cilen u sakrifikuan, burgosën e internuan mijëra shqiptarë.