Covid-19 i merr jetën mjekut gjirokastrit
Bëhet fjalë për mjekun Frederik Kekezi, i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë komplikacioneve të virusit, duke humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Mësohet se Kekezi ishte anatomopathollog pranë spitalit të Gjirokastrës. Kekezi ishte prej 20 ditësh i intubuar në Tiranë, por fatkeqësisht me gjithë kujdesin e kolegëve të tij nuk ia ka dalë. Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet, në rolin e mjekut ligjor.
Please follow and like us: