Simon Fisher: Fëmijët nga Shqipëria dhe Kosova, të mirëpritur për të marrë trajtim mjekësor në Izrael

Tre fëmijë kosovarë ndodhen tashmë në Izrael, për të marrë trajtim të specializuar mjekësor për shkak të problemeve të tyre me zemrën, pas marrëveshjes së arritur, më 24 mars 2021, midis Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem dhe organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart”.
Simon Fisher, drejtuesi ekzekutiv i organizatës humanitare izraelite, “Save a Child’s Heart” (Shpëto një Zemër Fëmije), bashkëpunoi ngushtë me Ambasadën e Kosovës në Izrael, për të bërë të mundur udhëtimin e tyre në Izrael, ku ai veçon rolin dhe ndihmesën e madhe të ambasadores kosovare Ines Demiri, por edhe të Ambasadorit Dan Oryan – Drejtor pranë Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
“Ne jemi një organizatë izraelite dhe sa më shpejt që kemi dëgjuar për marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona dhe hapjen e ambasadës në Jeruzalem ishte thjesht gjëja e duhur për të bërë si një gjest i vullnetit të mirë midis dy kombeve tona”, tha Fisher në një komunikim me gazetën “Izraeli Sot”.