Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla: Ambasada në Jerusalem, punë e kryer!

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla: Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla.

Ditë më parë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar që të shqyrtohet hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kosova hapi më 14 mars ambasadën e saj në Jerusalem duke nxitur reagimin e Autoritetit palestinez, disa vendeve të Ligës Arabe dhe të Turqisë, e cila u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës “të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm”.

Hapja e ambasadës u bë pak kohë pasi që Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike, më 1 shkurt pas zotimit me marrëveshjen e Uashtingtonit të nënshkruar në 4 shtator të vitit të kaluar.