Nënë Tereza: O ZOT, PO T’LUTEM, HIQI MALLKIMIN TAND POPULLIT SHQIPTAR!
Fritz Radovani
1997, Rinas, Tiranë… Ishte vizita e fundit e Nanë Terezës në Shqipni…
Atëherë, kur Ajo Nanë e Bekueme, u lut per Shqipninë dhe Shqiptarët…
Shqipnia asht i vetmi vend në botë që të gjitha piramidat kufitare rreth saj i ka nder Trojet e veta, sepse kështu, i “pëlqej” të mëdhajve në 1913…
Po bahen 100 vjet që kryetarët e qeverive shqiptare, tue fillue nga 1924, vetëm “shesin e dhurojnë Tokat Shqiptare, per me sigurue kolltukun”!
Asnjeni për këte ëkt anti-atdhetar nuk asht quejt tradhëtar i Atdheut!
Tue fillue në 1913 dhe deri sot: Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri tek Edvin Rama, nuk i prekë askush me pupul emnat e tyne në tekstet e botueme nga Akademia e Tiranës, apo nga diaspora antishqiptare, që edhe po ua fshijnë nga arkivat dokumentat që tregojnë dhe vertetojnë tiraninë, despotizmin, barbarizmat, terrorin, hajninë, grabitjen, antiatdhetarizmin, diktaturen dhe gjenocidin që këta bisha t’egra kanë ushtrue mbi Popullin e shumëvuejtun Shqiptar!
Drejtuesit e Shtetit Shqiptar gëzojnë vetëm një titull “miliarder”… Nuk ka fare randsi se janë pashkolla apo të poshtër, mjafton “a vjedhin arin?”
Europa rrin e veshtron, e ndonjë ditë… Besoj, do të zgjohet nga turpi!
Kur sot ajo do të lexojnë: “Parlamenti grek voton zgjerimin me 12 milje në Jon, Mitsotakis: Rama na dha të drejtë, Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë në gjykatën e Hagës… Jo shumë kohë me parë, kryeministri shqiptar deklaroi qartë dhe pa mëdyshje se zgjerimi me 12 milje përbën një të drejtë të pamohueshme të Greqisë duke shtuar edhe një
argument tjetër në favorin tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkojnë dhe jo të ndajnë popujt.” ( https://alb-spirit.com/2021/04/05/parlamenti- grek-voton-zgjerimin-12-milje-ne-jon-mitsotakis-rama-na-dha-te-drejte-shqiperia-dhe-greqia-te- shkojne-ne-gjykaten-e-hages/ )
Po e mbylli këtë lajm me të vertetë të mallkuem antishqiptar, me Lutjen e Nanë Terezës:
O ZOT! PO T’LUTEM,
HIQI MALLKIMIN TAND
POPULLIT SHQIPTAR!
…………………….
Melbourne, 6 Prill 2021.