Albspirit

Media/News/Publishing

Një mike e shqiptarëve dhe njohëse e Ballkanit emërohet zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit

Uashington, 14 prill 2021 – Wendy Sherman është emëruar zëvendëse e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Senati amerikan e konfirmoi emërimin e zonjës Sherman në këtëpozitë, me 56 vota pro dhe me 42 vota kundër, pasi disa senatorë republikanë e përkrahën emërimin e saj. Wendy Sherman ka shërbyer në administratat e ish-presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama. Ndër të tjera, ajo konsiderohet njohëse e mirë e rajonit të Ballkanit. Ajo është bashkëpunëtore e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila luajti rol vendimtar në vendimin e administrates së presidentit Clinton për sulmet ajrore të NATO-s ndaj Serbisë, në vitin 1999.

Please follow and like us: