Albspirit

Media/News/Publishing

Fund i trishtë për mësuesen e akuzuar për marrëdhënie seksuale me gjimnazistë

Një mësuese në Alabama, e cila më herët ishte shpallur “Mësuesja e vitit” në gjimnazin ku punonte, i ka dhënë fund jetës një ditë pasi u arrestua për akuzën e marrëdhënieve seksuale me dy nxënës të mitur. Sipas mediave të huaja, 44-vjeçarja Leslie Gillespie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hillsborough të shtunën e kaluar. Gruaja besohet të ketë qëlluar veten me një karabinë rreth 24 orë pasi u arrestua për përdhunimin e dy nxënësve, të cilët ndiqnin shkollën e mesme ‘RA Hubbard’  dhe në kohën e pretenduar të abuzimit seksual ishin 15 dhe 16 vjeç, thekson media. Edhe pse autopsia finale ende nuk është bërë me dije, të dhënat e para flasin për një akt vetëvrasjeje.

Please follow and like us: