Albspirit

Media/News/Publishing

U vra në qendër të Tepelenës, del fotoja e biznesmenit

Një 54 vjeçar u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Tepelenë. Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat e krimit, teksa autorët që qëlluan ndaj Çajup Selimit nuk janë identifikuar. Selimi rezulton pronar i një biznesi në Tepelenë, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Në vitin 2018 Selimi  u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes.

Please follow and like us: