Fritz RADOVANI: Delegati i parë Apostolik i Vatikanit, shteti i parë, që njohu shtetin shqiptar në 1920
IMZOT ERNESTO KOCI, delegati i parë Apostolik i Vatikanit, shteti i parë, që njohu shtetin shqiptar në 1920.
IMZOT ERNESTO KOCI
(6 KORRIK 1870 – 23 SHKURT 1926)
Menjëherë mbas takimit të Imzot Luigj Bumçit, i ngarkuem me detyren e Kryetarit të Delegacionit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi nga shtetet fqinjë, me 12 Nandor 1920 Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni. Imzot Koci jo vetem kishte një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, po edhe njifte mirë gjuhen shqipe, per të cilen që në vitin 1900 ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike të Shqipnisë së Veriut.
Ai asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit.
Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo – austriak, po ishte një albanolog i perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare edhe sot.
Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne.
Imz. Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe Edith Durham (1863-1944) e personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.
Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak antikatolik, apo sllavokomunist, ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë Ambasadan Shqiptare në Vatikan pa Ambasador!
Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.
Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”…
Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “… Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë KontinentitEvropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës… “Një demokraci pa vlera, – këte e kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…”. (25 Prill 1993) A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?!
Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europian!..”
Melbourne, 6 Korrik 2021.