Albspirit

Media/News/Publishing

Kim: Shqipëria po pastron gjykatat, destinacion për investimet amerikane

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka takuar drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim teksa poston foto nga takimi shkruan se në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane.

“Sapo u takova me drejtuesit e Kongresit Pan-Shqiptaro-Amerikan për të diskutuar sesi diaspora mund të kontribuojë në mbështetje të demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit në Shqipëri. Në një kohë që Shqipëria po forcon shtetin ligjor dhe po pastron gjykatat, do të bëhet edhe më shumë një vend aleat i aftë në NATO dhe destinacion atraktiv për investimet amerikane”, shkruan Yuri Kim.

Delegacioni i Kongresit Panshqiptar Amerikan është pritur sot edhe nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Please follow and like us: