Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Plaku: Qëndro në ëndërr!

Qëndro në ëndërr, qëndro për mua
Të lutem, mos u bëj e huaj,
nuk të them për ty sa po vuaj.
Thjesht e bukur, thjesht më duaj,
kur të marr malli më thuaj.
Më mungon dhe s’e tregoj,
si zogu nëpër erë fluturoj.
Rend mes shtrëngatës të takoj,
për ty me frymë ende gjalloj.
Ti je larg, por të mbaj pranë,
në mërzitje shpirti më qan.
I vetëm në dhomë qëndroj,
në errësirë çaste tona kujtoj.
Ti e di sa fort shpirti më dashuron,
hija jote në kohë më torturon.
Malli si një mal më rëndon,
çfarë je për mua ende se kupton.
Dora ime mbi dorën tënde kalon,
je një botë që më mungon.
Dhe në ëndërr ndiej prekjet e tua,
qëndro në ëndërr, qëndro për mua.
Për ty edhe syri më rri zgjuar,
sa shumë zemër më ke munguar.
Beso për ty bëhem dhe delfin,
të notoj në detin e mallit tim.
Please follow and like us: