‘Jeni vegla të Ramës’, qytetari përplaset me Kujtim Gjuzin dhe Selami Jenisherin, që s’morën asnjë votë në zgjedhjet e fundit
Protesta, që kishin paralajmëruar sot një grup qytetarët korçarë kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç, është provokuar nga pjesëmarrja e dy deputetëve “opozitarë”, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri. Një profesor i qytetit të Korçës ka refuzuar të mbajë pankartën me të cilën do të niste kjo protestë kur ka parë që pjesën tjetër të saj po e kapnin Gjuzi dhe Jenishehri.
Në pankartë thuhet: “Gregor Bregoviç, nuk je i mirëpritur në festën e ‘Birra Korça’. Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim. Këtu është Shqipëri”. Mesazhi ishte i qartë, por duket se dy ligjvënësit e keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama, kanë shkuar në Korçë për të vijuar misionin, atë të sfumimit të protestës.
Ndaj, protestuesi që në video dëgjohet tek i thërrasin profesor, ka debatuar ashpër me Gjuzin dhe Jenishehrin duke iu kërkuar të largohen nga protesta sepse nuk ishin tjetër përveçse “vegla” të Edi Ramës, të njeriut që Bregoviçin e ka shpallur Qytetar Nderi të Tiranës në vitin 2006.
