Ndërron jetë ikona e gazetarisë shqiptare, Shaban Arifaj
Lorik Arifaj gazetar i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se sot në moshën 69-vjeçare ka ndërruar jetë babai i tij, Shaban Arifaj.
I ndjeri Shaban Arifaj mbetet ikonë e gazetarisë së shqiptarëve, figurë dhe zë i patjetërsueshëm radioteleviziv nga Prishtina, Zagrebi, Brukseli, Kopenhageni, Tirana e ngado.
“Te dashur miq,
Me dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot ne moshen 69 vjecare ka nderruar jete baba jone Shaban Arifaj.
Per detajet rreth varrimit ju njoftojme nderkohe, pasi qe trupi ndodhet ne Shkup.
Ju jemi mirenjohes per mesazhet mbeshtetese qe na keni dhene gjate gjithe kohes.
Ne u munduam ne maksimum, por Zoti e deshi kete engjull prane.
Do te te duam baba jone deri sa te kemi fryme.
PUSHO NË PAQE”, ka shkruar Lorik Arifaj.