Mësuesit iranianë zhvillojnë protesta mbarëkombëtare
Mësuesit iranianë zhvilluan protesta mbarëkombëtare në mbarë Iranin më 23 shtator 2021.
Gjysma e mësuesve ishin gra të cilat morën pjesë gjerësisht dhe në mënyrë aktive në protesta. Mësuesit protestues i zhvilluan protestat e tyre jashtë Departamentit të Arsimit në çdo qytet.
Në Qom, mësuesit i zhvilluan protestat e tyre pavarësisht se ishin kërcënuar një natë më parë nga agjentët e regjimit. Ata thërrisnin: “Mësuesit janë zgjuar, ata e urrejnë diskriminimin,” “është e drejta jonë e patjetërsueshme që të marrim rroga në përputhje me rangun tonë,” dhe “jetesa dhe dinjiteti janë të drejtat tona të patjetërsueshme.”
Mësuesit bëjnë protestë në Qom më 23 shtator 2021
Krahas Teheranit, mësuesit iranianë zhvilluan protesta edhe në qytetet Mamsani në provincën Fars, Ardabil, Yazd, Arak, Shahroud, Sanandaj, Chahar Mahal-o Bakhtiari, Karaj, Divandarreh, Kuhdasht, Zanjan, Tabriz, Hamadan, Qazvin, Kermanshah, Abadan, Mazandaran, Mashhad, dhe Qom.