Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Letër e hapur për një kapitull të mbyllur me Bashën!

Unë jam një demokrate, ish deputete e anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!

Edhe kur na ndërrove në 2017 me Gjuzët që mblidhnin farat e lulediellit  te shtëpia e lirisë, edhe kur na shkëmbeve me Jenisherët nuk t’u zemëruam se mendonim se pas teje qëndron ai të cilin ti e preve në besë, e qëllove pas shpine, por nuk e vrave.

Se simbolet nuk vriten… nuk i vrasin as tenderat e kunetërve dhe as gjaku që ke me gjaksorin e demokracisë, Gramoz Ruçi.

Ti hyre në shtëpinë tonë të lirisë me besën që e shkele dhe aspak për genin dhe meritat e tua.

Ti ishe askush dhe në sajë të dr. Berishës u shndërrove në pionierin që parashutoi aty ku të tjerët investuan lumenj dhimbjesh dhe gjaku…!

Ti ishe aaskush dhe pa emër ngele.

Tani je më i pasigurtë se busti i Enverit më 19 Shkurt 1991.

Ndaj ik shpejt e mos e vono destinin tënd.

Ti je Judë…!

Askush nuk të shpëton trupin dhe turpin se fytyra të ka ikur me kohë.

Please follow and like us: