Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Nuk ka kompensim financiar për krerët e çetave të partive që s’morën as 1 % të votave

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti.
Sipas tij, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja.
Sipas KQZ, nga fondi prej 130 mln lekësh, PS përfiton 48.6% të vlerës së buxhetit, PD merr 39.4%, LSI 6.8% dhe PSD 2.2%.
Për partitë e tjera të përfshira në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të ketë kompensim financiar, pasi në vlerësimin e KQZ ato nuk kanë kaluar pragun e 1% të votave.
Gjithnjë sipas KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.
Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.

  1. Partia Socialdemokrate, Tom Doshi
  2. Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi
  3. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi
  4. Partia Bindja Demokratike, Astrit Patozi
  5. Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, Kujtim Gjuzi
  6. Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
  7. Nisma Thurje, Endrit Shabani
  8. Partia Lëvizja e Re, Aian Galdini
  9. Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Lulzim Basha
  10. Partia Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku
  11. Partia Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli
  12. Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
Please follow and like us: