REAGON VON CRAMON: BE DUHET T’I MBËSHTESË SHTETET QË LUFTOJNË KRIMIN
Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon i ka reaguar ashpër shefit për politika të jashtme të BE-së, Joseph Borrell, në lidhje me një deklaratë që ky i fundit lëshoi për zhvillimet në veri, e ku e akuzonte Kosovën për “veprime të njëanshme”.
Von Cramon i ka bërë thirrje Borrellit që të kritikojë shtetet ku sundimi i ligjit nuk po implementohet.
Sipas saj, BE duhet që të ndihmojë shtetet që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Ju lutemi kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk zbatohet. BE duhet të mbështesë vendet që luftojnë Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Ndryshe, deklarata e Borrel është komentuar me të madhe sot në Kosovë, pasi që në të njëjtën ai kritikon institucionet e Kosovës për “veprime të njëanshme” pas aksionit në veri.